Ballina Aktualitet Lajme Njëri polic është lëshuar në shtëpi, detaje të reja nga incidenti në...

Njëri polic është lëshuar në shtëpi, detaje të reja nga incidenti në Shutkë

Njëri nga dy zyrtarët policor nga Stacioni policor Çair të cilët mbrëmjen e djeshme janë sulmuar në lagjen e Shuto Orizares është lëshuar për kurim shtëpiak. Ai ishte sjell në Qendrën Urgjente.

Udhëheqësi i Qendrës urgjente Albert Leshi informon se tek ata është sjellë edhe një person me lëndime më serioze, gjegjësisht tronditje në tru.

Polici që është lëshuar për tu shëruar në shtëpi nuk ka pasur shumë lëndime, ndërsa personi i tretë që ka shoqëruar policët është vendosur në Klinikën për neurologji. Polici që është lënduar më rëndë është dërguar në Spitalin e Qytetit “8 shtatori”.
Nga spitali “8 shtatori” ende nuk ka informacion për gjendjen e policit të lënduar.

Pas incidentit të mbrëmshëm policia ka marr në pyetje më tepër persona dhe për momentin po punon në zbardhjen e rastit. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews