Ballina Argëtim Showbiz “Njeri me probleme…”, ja çfarë thotë Fjolla Morina për Tunën

“Njeri me probleme…”, ja çfarë thotë Fjolla Morina për Tunën

Fjolla Morina dhe Tuna nuk kanë një marrëdhënie aspak të mirë me njëra-tjetrën. Gjithçka nisi në vitin 2014 ku Tuna me këngën “MMV” i bëri diss estradës.

Fjolla, e cila e mori personale, iu kundërpërgjigj duke publikuar këngën “Queen”. Ajo e bëri mjaft të qartë që projekti i saj më i fundit muzikor i drejtohej Tunës.

Pas 5 vitesh këngëtaret ende i kanë raportet e acaruara. E ftuar në “Thumb”, Fjolla ka bërë deklaratën e fortë duke u shprehur se nuk do flasë kurrë me Tunën.

“Unë me Tunën kurrë s’kam pasur raporte dhe as do kem ndonjëherë. Njerëzit që kanë probleme me të gjithë, unë nuk i vlerësoj”, u shpreh Fjolla.

@tn.lajmelokale
@tetovanews