Ballina Top Lajm Ngjela: Meta do e shkatërrojë Ramën, po shkon si cjapi te kasapi...

Ngjela: Meta do e shkatërrojë Ramën, po shkon si cjapi te kasapi (VIDEO)

“A show” nga Adi Krasta ne News24 – 14 janar, 2019 Avokati dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela ka folur sonte në emisionin “A show” të Adi Krastës në News24 për zhvillimet e fundit në vend, duke nisur me emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Ai tha se Cakaj nuk mund të jetë ministër i Jashtëm, por Rama po, duke i shpjeguar nga ana juridike kompetencat e ministrit. “Njeri i vogël në moshë. Nuk mund të jetë ministër i jashtëm. Kryeministri Rama mund të jetë sipas traditës sepse ju nuk e dini se çdo të thotë ministër juridikisht. Është kompetenca e deleguar e kryeministrit. Presidenti shqiptar ka pasur raste të tilla. Nano nuk e bëri. Të shikojmë si do reagohet”, tha Ngjela.

Loading...