Ballina Aktualitet Shqipëri Nëna shtatzënë bllokohet nga bora, lind pa ndihmën e mjekëve

Nëna shtatzënë bllokohet nga bora, lind pa ndihmën e mjekëve

Infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan ja ka dalë të shpëtojë në kohë, një nënë të re të bllokuar nga dëbora, e të ndihmojë të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë në ambientet e shtëpisë.

Fillimisht nëna ka pasur dhimbje dhe ndonëse e kuptoi se kishte ardhur ora për të lindur, nuk mund të shkonte në spital për shkak të motit te keq. Familjarët  saj kanë kërkuar tentuar që të lëvizin me automjet, por ishte e pamundur për shkak të ngricës dhe borës në rrugë. Kështu që në ndihmë ka shkuar infermieria e zonës dhe brenda një ore fëmija ka ardhur në jetë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e shërbimit mjekësor dhe menjëherë një ambulancë është nisur drejt banesës së  25-vjeçares Luljeta Coca. Kur ambulanca mbërrin në banesën e familjes Coca, bebja e seksist mashkull kishte ardhur në jetë.  Mësohet se nëna ka lindur pa ndërlikime dhe është transportuar me autoambulancë  në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm.  Që të dy gëzojnë shëndet të plotë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews