Ballina Kronika Në pikën kufitare të Bllacës një 20-vjeçare kapet e fshehur në bagazhin...

Në pikën kufitare të Bllacës një 20-vjeçare kapet e fshehur në bagazhin e një makine

Një vajzë e moshës 20-vjeçare është fshehur në bagazhin e një makine të një qytetari nga Maqedonia, i cili ka tentuar të hyjë në vendin tonë përmes vendkalimit kufitar Bllacë.

Sipas informacioneve nga Qendra e Doganave, gjatë javës së kaluar për hyrje në Maqedoni është paraqitur një makinë e drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i cili ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e nëpunësve policorë dhe nuk ka lejuar që t’i kryhet kontroll. Me insistimin e nëpunësve policorë të vendkalimit kufitar, është kryer kontroll në automjetin e tij, ndërsa në bagazhin e tij është gjetur një vajzë rreth moshës 20-vjeçare pa dokumente të identifikimit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews