Ballina Aktualitet Kosovë Në një market shitet ujë me afat të skaduar, shitësi arsyetohet: Nuk...

Në një market shitet ujë me afat të skaduar, shitësi arsyetohet: Nuk i del ujit afati

Një qytetar i shqetësuar nga Peja ka kontaktuar Periskopin, për të denoncuar shitjen e ujit me afat të skaduar në një market në Pejë.

Ai ka thënë se ka blerë rreth orës 20:00 sonte ujë për djalin tetë muajsh, bëhet fjalë për ujin “Borea”, porse ky i ka qëlluar të jetë me afat të skaduar.

Sipas fotografive që lexuesi i periskopit i ka dërguar shihet se uji ka pasur afat deri më datën 20 dhjetorit ë vitit të kaluar.

“Arsyetimi i shitësit u kanë që ujit nuk i del afati po letra ëshë gabim”, ka treguar ai. Ujin thotë ta ketë blerë në marketin “Hello” te rreth rrotullimi në Pejë. /Periskopi

Shikojeni fotot që ka dërguar:

@tn.lajmelokale
@tetovanews