Ballina Aktualitet Rajoni Mot i egër në Greqi, “ngrin” Athina dhe zona e Pelaponezit (VIDEO)

Mot i egër në Greqi, “ngrin” Athina dhe zona e Pelaponezit (VIDEO)

Greqia është përfshirë nga temperaturat e ftohta dhe rreshje të shutma dëbore.

Fenomenit “Rafael” ka goditur Greqinë qëndorore në zona si Pelaponezi, Arkaida, ishujt e Jonit dhe të Atikës.

Të gjitha këto zona po përballen me një mot të egër dhe me temperatura tepër të ulta.

Ndërkohë, në qytetin e Larisas, Nafpakatos si dhe në periferi të Athinës reshjet e dëborës kanë shkuar mbi 20 centimatra.

Mbi 100 thirrje telefonike janë bërë në repartin e zjarrfikëses në Athinë vetëm në ditën e parë të këtij viti pasi nga errërat e forta shumë zona kanë kanë mbetur pa energji si dhe shumë pemë janë shkulur nga vendi.

Autoritetet greke kanë njoftuar se disa akse të autostradës Athinë-Korinthi dhe Athinë-Patra janë bllokaur nga dëbora.

Pas fenomenit “Rafael” Greqia pret një tjetër furtunë të egër të quajtur “Sofia”, gjithashtu në ditët e para të Vitit të Ri 2019.

VIDEO: Pamje nga Mali Parnitha , Atikë, Athinë , Greqi – 1 janar 2018

@tn.lajmelokale
@tetovanews