Ballina Lajme (Mos)transparenca, drejtorët publikojnë të dhënat (VIDEO)

(Mos)transparenca, drejtorët publikojnë të dhënat (VIDEO)

Tetëmbëdhjetë kompani që janë në pronësi të shtetit nuk e respektojnë Ligjin për Ndërmarrjet Publike. OJQ-ja, Qendra për komunikime civile njoftoi se 18 drejtorë të ndërmarrjeve publike i përmbushën kushtet për t’u shkarkuar apo larguar nga puna, për shkak të mospublikimit në kohë të raporteve financiare vjetore dhe tremujore të institucionit që ata udhëheqin. Bëhet fjalë për gjashtë kompani që janë themeluar nga Qeveria. Anketa është bërë më 30 nëntor 2018.

-QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE –

NDËRMARRJA PUBLIKE RRUGËT SHTETËRORE

HEKURUDHA E MAQEDONISË INFRASTRUKTURA

NDËRMARRJA PUBLIKE “STREZHEVO” MANASTIR

PYJET E MAQEDONISË

RRUGËT E MAQEDONISË

RADIODIFUZIONI I MAQEDONISË

Nga Qeveria për Alsat thanë se do ta shqyrtojnë situatën në detaje dhe pastaj do të marrin një vendim bazuar në gjetjet. Alsat kontaktoi një pjesë të këtyre kompanive shtetërore, ndërsa u prononcua Drejtori i Ndërmarrjes Publike, Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov.

Ne për çdo gjë, edhe për prokurimet publike dhe vendimet e Bordit të Drejtorëve, raportet financiare, ato tremujore, raportet vjetore, të gjitha i kemi publikuar në faqen e internetit. Ndoshta ndodhë që dikush ta kërkojë, dhe ajo të mos jetë, por ju mund ta hapni faqen e ndërmarrjes dhe për vitin 2018 i keni të gjitha raportet”- pohoi Zoran Kitanov, drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”

Drejtori Kitanov e bëri këtë deklaratë me bindje të plotë, sepse gjatë xhirimit, mori informacion nga shërbimet se raportet financiare tashmë janë postuar në faqen e internetit të ndërmarrjes.

12 Ndërmarrjet e mbetura publike janë nën autoritetet lokale. Lista përfshin ndërmarrjet komunale dhe të ujësjellësit nga Shkupi, Kumanova, Manastiri, Struga, Tetova. Nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk ishin të njoftuar me këtë problem, ndërsa nga Ujësjellësi dhe kanalizimet-Kumanovë janë të bindur se i kanë publikuar të gjitha raportet. Edhe një herë, kërkuam një konfirmim nga autori i hulumtimit mbi këto të dhëna, nga të cilat na thanë se për secilën kompani shtetërore të dhënat u shqyrtuan disa herë nga tre hulumtues, në mënyrë që të mos ketë lëshim në gjetjet.

Ligji për ndërmarrjet publike është i prerë, nëse raportet financiare tremujore nuk publikohen, drejtorët arrijnë kushtin për t’u shkarkuar”- theksoi Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikim Civil.

Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, një kompani shtetërore është e detyruar, pas miratimit të raportit financiar tremujor nga Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, ta publikojë raportin në faqen e internetit, jo më vonë se 30 ditë pas skadimit të tremujorit. Llogaritë vjetore dhe raportet financiare duhet të publikohen në faqen e internetit brenda 15 ditëve, nga data e dorëzimit të llogarisë vjetore në Regjistrin Qendror. Në të kundërtën, ligji parashikon shkarkimin e drejtuesve.

Loading...