Ballina Kronika Momenti kur policia ndalon një nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur...

Momenti kur policia ndalon një nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur të dyqanit në Prishtinë (VIDEO)

Një dyqan është grabitur me armë nga katër persona në mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Daut Hoxha ka bërë të ditur për Gazetën Express se Policia ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe atyre hetimore që ka ndërmarrë Policia është bërë e mundur kapja e një të dyshuari, si dhe gjetja e një arme që dyshohet që i dyshuari ta ketë pasur me vete në kohën kur është kryer grabitja”, ka thënë Hoxha.

Televizioni Klan Kosova ka publikuar pamje nga momenti kur Policia ka kryer arrestimin.

https://youtu.be/zQD8B6yZva4

@tn.lajmelokale
@tetovanews