Ballina Kronika Mjekja ligjore jep detaje tronditëse për ngjarjen e rëndë në familjen shqiptare...

Mjekja ligjore jep detaje tronditëse për ngjarjen e rëndë në familjen shqiptare në Korfuz

52 vjeçari Alekso Petro, i akuzuar për likuidimin e të bijës, Anxhelina, është dërguar të shtunën në mesditë te prokurori i Korfuzit, për të dëshmuar mbi rrethanat dhe motivet e aktit të rëndë .

Ndërkaq, mjekja ligjore e Korfuzit, Krisavgji Kousi, që bëri ekspertizën e trupit pa jetë të 29 vjeçares, ka dhënë detaje rrënqethëse.

Sipas raportit të saj ajo është goditur shumë herë. Ka shtatë goditje, të paktën ato që dallohen në kokë. Më pak në trup. Gjymtyrët, sidomos duart, kanë shumë shenja goditjesh. Kafka ishte deformuar dhe kishte shumë fraktura në anën e majtë.

Mjekja ligjore sqaron se vajza është përpjekur të mbrohet dhe këtë e dëshmojnë goditjet në pjesën e mbrapme të parakrahëve, aty ku ka ngritur duart lart që të mbronte fytyrën dhe kokën. Ajo theksoi se goditjet i janë dhënë me shumë zemërim dhe se nuk e kuptonte se si një prind mund të sillet në këtë mënyrë fëmijën e tij.

Më tej, Kousi u ka tha gazetarëve se nuk do të fliste më si mjeke ligjore e Korfuzit, por si njeri. Ajo u shpreh e revoltuar kur i ati i vajzës i kishte shkuar në zyrë për ekzaminim duke qarë.

“U përpoqa sa munda të ruaja gjakftohtësinë, mirëpo, si njeri u revoltova.

Po të mundja në ato momente të reagoja, besomëni, do të kisha reaguar.

Mirëpo duhej të ruaja pozicionin tim dhe profesionalizmin. Nuk është thjesht një ngjarje monstruoz, është një kafshëri,” përfundoi ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews