Ballina Argëtim Kuriozitete Misteri: Pse veshët e njerëzve shfaqen të turbullt në televizionin kinez?

Misteri: Pse veshët e njerëzve shfaqen të turbullt në televizionin kinez?

Personaliteti i televizionit kinez, Jing Boran, ka diçka në veshin e tij që autoritetet nuk duan që ju ta shihni.

Në episodin më të fundit të shfaqjes televizive të kinemasë kineze “Unë, aktor”, fytyra e yllit të ri ndryshohet në mënyrë digjitale për të zbehur vathët e tij.

Jing, i cili ka luajtur rol udhëheqës në “Monster Hunt” dhe “Time Raiders”, nuk është viktima e vetme e “ndalimit të vathëve në vesh”. Imazhet që qarkullojnë në Weibo, versioni i Twitter në Kinë, tregojnë disa yje të tjerë të rinj meshkuj me qarqe të turbullt në veshët e tyre.

Është e paqartë nëse rregullatorët kinezë kanë nxjerrë një direktivë të veçantë që ndalon burrat të mbajnë vathë ose nëse stacionet televizive po reagojnë ndaj një ndryshimi në atë që konsiderohet si e përshtatshme nga ana kulturore.

Vitin e kaluar, rregullatori i medias së Kinës i ndaloi stacionet televizive te shfaqnin aktorë me tatuazhe. Portretizimet e “kulturës hip-hop, nënkulturave dhe kulturës imorale”, gjithashtu u ndaluan nga mediat kineze shtetërore.

Grace Leung, profesoreshë në Shkollën e Gazetarisë dhe Komunikacioneve të Universitetit kinez të Hong Kongut, tha se vendimi për të zbehur vathët në transmetim televiziv ka gjasa të ndikohet nga dëshira e qeverisë për të minimizuar ndikimin perëndimor në kulturën “pop” të Kinës.

“Kjo është një politikë e qëndrueshme për të pastruar kulturën e tyre pop nga influenca perëndimore dhe për të forcuar karakteristikat kineze të burrërisë”, tha Leung, i cili jep mësim për organizmin e medias dhe çështjet e politikave, për CNN, në një email.

Autoriteti i transmetimit të Kinës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNN për komente të premten.

Fansat kinezë ishin të shpejtë për të kritikuar ndalimin e Weibo, duke akuzuar autoritetet për mbajtjen e burrave dhe grave në standarde të ndryshme dhe të vjetëruara të bukurisë.

“Ky është stereotipizimi gjinor … dhe injoron diversitetin e grupeve të ndryshme,” tha Eryn01.

“Ata kontrollojnë gjithnjë e më shumë,” tha blogeri Chen Sanyi. “Nëse një femër ka flokë të shkurtër, a do ta zbehin tërë kokën e saj, po përsa u përket femrave që nuk e bëjnë të dukshme gjininë e tyre?”

Censorët e Kinës janë disa nga më të rreptët dhe teknologjikisht më të përparuarit në planet.

Kur është fjala për televizionin, rregulloret e vendit ndaluan fillimisht programet nga transmetimi i përmbajtjes që shpreh “admirim të hapur për jetesën perëndimore”, shaka për traditat kineze, ose ndot “materialet klasike”.

“Kina është ende një shoqëri patriarkale e fortë e cila ka një hierarki dalluese mashkullore dhe femërore në shumë bashkësi lokale”, tha Leung, profesor.

“Duke parë njerëzit që veshin një palë vathë, në shumë pikëpamje të njerëzve tradicionalë, është një përkeqësim i statusit të tyre shoqëror dhe respektit”.

Censorët e vendit gjithashtu kanë qenë të shpejtë për të zhdukur përmbajtjen e çështjeve LGBT. Udhëzimet e lëshuara në Kinë në 2016 e karakterizuan homoseksualitetin si një “sjellje jonormale seksuale” e papërshtatshme për televizionin kinez, krahas incestit, abuzimit seksual dhe “perversitetit”.

CNN-përgatiti për TemA: Diona Çeço

@tn.lajmelokale
@tetovanews