Ballina Aktualitet Shqipëri Meta uron 28-vjetorin e “Rilindjes Demokratike”: Jetë të gjatë

Meta uron 28-vjetorin e “Rilindjes Demokratike”: Jetë të gjatë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar sot 28 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i shtetit i uron gazetës “jetë të gjatë”.

“Me rastin e 28-vjetorit të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”, i uroj stafit, të gjithë gazetarëve dhe drejtuesve të saj në vite, shumë suksese të mëtejshme. Gëzuar dhe jetë të gjatë RD!,” shkruan Meta.

Numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike” doli në 5 janar 1991.

@tn.lajmelokale
@tetovanews