Ballina Diaspora Mesazhi i fundit i shqiptarit, i cili u shua në moshë të...

Mesazhi i fundit i shqiptarit, i cili u shua në moshë të re

“Good night” (natën e mirë). Është ky mesazhi i fundit i postuar në profilin e tij në Instagram nga Klodian Murrizi, 22-vjeçari shqiptar i cili jetonte në Gossolengo dhe që humbi tragjikisht jetën në një aksident rrugor të ndodhur orët e para të së shtunës në Italinë fqinje. Automjeti me të cilin udhëtonte i riu doli nga rruga duke u përmbysur dhe më pas mori flakë.

Në timonin e makinës ishte një mik i Klodianit, po 22-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Parmës. Mediat fqinje shkruajnë se duke parë mikun e tij të bllokuar në makinë, ai dyshohet se ka përdorur ato pak forca që kishte për ta nxjerrë të riun shqiptar nga mjeti, por pa sukses.

Ata mësohet se kishin qenë bashkë gjatë gjithë mbrëmjes, duke postuar të gjitha lëvizjet e tyre në rrjetet sociale. Rreth orës 4:00 të mëngjesit dy të rinjtë po ktheheshin në shtëpi.

Klodiani kishte pak javë që kishte nisur punë si kamarier në restorantin Bellaria di Rivergaro. Të hënën ai do të merrte nënshtetësinë italiane./tvklan.al

Loading...