Ballina Aktualitet Sociale Me shtëpi të rrënuar dhe dy fëmijë të sëmurë, familja e varfër...

Me shtëpi të rrënuar dhe dy fëmijë të sëmurë, familja e varfër apel për ndihmë (VIDEO)

Me shtëpi të rrënuar dhe më dy fëmijë të sëmurë jeton Izet Spahiu në fshatin Kolosian të Kukësit. familja Spahiu prej 10 vitesh jeton në kushte të tilla, por deri tani për këtë familje nuk është kujdesur asnjeri.

I zoti i shtëpisë bën apel për ndihmë pasi shtëpia e tij po shembet nga dëbora dhe nuk ka asnjë mundësi për ta shmangur rrezikun që i kanoset. Çatia e shtëpisë është e mbuluar me çadra të ndryshme për të shmangur rrjedhjet në ambientët e brendshme. Izeti kërkon ndihmë nga ministria e shëndetësië për dy fëmijët e sëmurë.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të vijnë se kam dy fëmijë shumë të sëmurë dhe i bëj thirrje edhe bashkisë së Kukësit të vijnë sa më shpej se shtëpia më ka rënë, ka mbetur vetëm tavani.

@tn.lajmelokale
@tetovanews