Ballina Tetovë Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e mësuesit tim të...

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e mësuesit tim të parë, z. Nexhat Sadullai!

Nga Muaz H. Agushi

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e mësuesit tim të parë z. Nexhat Sadulai!
Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga dita kur u ula në bankën e klasës së parë, kujtimi i asaj dite për mua është ende i freskët, dhe ja sonte me shfaqen ato imazhe të asaj dite të paharruar, në të cilën ju mësues i dashur na mirëpritët me buzëqeshje sikur të ishit prindi ynë!

Hapat e parë për formimin e personalitetit tim si dhe hapat e parë drejtë rrugëtimit tim akademik dhe profesional filluan pikërisht në katër vitet e para shkollore, filluan pikërisht nga mësimet, këshillat dhe fjalët e ëmbla të cilat na i adresonit me përplot dashuri dhe sinqeritet!

Vitet kaluan po ju gjithmonë ishit krah meje, duke shprehur interesim te vazhdueshëm për mua, edhe pse i shtyrë në moshë nuk hezituat aspak të ishit me mua në momente shumë të rëndësishme dhe të veçanta për të më përkrahur, dhe sigurisht për mua ishit një shtysë për të punuar dhe për tu angazhuar edhe më shumë!

Ndërsa sonte e kam vështirë të shkruaj, e kam vështirë ta pranoj se ju më nuk do jeni në mesin tonë. Nuk do të jeni fizikisht me ne, por do jeni përjetësisht në zemrën time dhe në zemrat e të gjithë nxënësve tuaj, në zemrat e atyre që patën fatin të të njohin, në zemrat e atyre që të patën mësues, mik dhe familjar.

I lutem të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, që mësuesin tonë ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhennetul firdaus. Amin!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ju!

VIDEO bonus:
Loading...