Ballina Aktualitet Lajme Malësia e Tetovës, rrugë pjesërisht të bllokuara nga bora (VIDEO)

Malësia e Tetovës, rrugë pjesërisht të bllokuara nga bora (VIDEO)

Rrugët e malësisë së Sharrit sërish rezultojnë të pa pastruara sa duhet. Kripë nuk hidhet në sasi të mjaftueshme, ndërsa ekskavatori kalon një herë në 24 orë thonë banorët. Ata alarmojnë komunën që të marr parasysh ankesat e tyre, sepse, siç thonë ka pleq dhe njerëz të sëmurë të cilët shpesh nuk arrin dot deri në spital.

Ma keq nuk ka ma, qe dy orë që kemi nisur nga Bozovca, s’ka më keq, pak krip ka, e ka mbush bora krejt. As ekskavator asgjë nuk ka aspak. Ja me grat jemi, krejt të sëmura janë i çojmë në spital”.

Aspak s’ka as krip as rërë asgjë, dilni vet shiheni. Ekskavatori rri dikund por s`e dimë as ne ku rrinë”.

Mbrëmë në dhjetë të natës zonjën e solla në spital, isha me veturë të vogël por ishte vështirë kalimi”.

Mbrëmë i pash që kaluan, por ka nevojë më tepër, shkaku se malësi jemi dihet, borë më shumë bie dhe duhet të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim dhe komuna të mundohet më tepër”. – u shprehën banorët e intervistuar.

E përderisa banorët ankohen për vështirësi gjatë kalimit të rrugëve të fshatrave të malësisë së Sharrit, komuna e thotë të kundërtën.

Rrugët në malësinë e Sharrit pastrohen rregullisht, por shkaku i reshjeve të vazhdueshme të borës, sidomos gjatë natës, rrugët rezultojnë të kalueshme por me vështirësi. Rekomandojmë popullatën që pa goma dimri dhe zinxhirë mos të lëvizin”. – thonë nga komuna e Tetovës.

Përndryshe, pikërisht për pasojë të mospastrimit si duhet të rrugëve, aksidentet në rrugët e Malësisë janë të shpeshta, dhe jo rrallë përfundojnë edhe me lëndime të rënda apo pasoja fatale./alsat-m

@tn.lajmelokale
@tetovanews