Ballina Shëndeti Lufton sëmundjet dhe mbron organizmin, njihuni me vetitë e specit djegës

Lufton sëmundjet dhe mbron organizmin, njihuni me vetitë e specit djegës

Speci djegës është një ndër ato ushqime që nuk mungon kurrë në tryezën e shqiptarëve, sidomos gjatë stinës së ftohtë. Mirëpo përtej shijes pikante, ai ka edhe një sërë funksionesh terapeutike, të cilat jo të gjithë i njohin. Shija e tij përvëluese ”i detyrohet” capsaicinës, një enzimë aktive që gjendet tek membrana qelizore e specit. Capsaicina është një antioksidant i fuqishëm që sjell shumë dobi për shëndetin, si për shembull:

Lufton kancerin
Capsaicina eliminon qelizat kancerogjene, sidomos ato të prostatës. Studiuesit thonë se, nëse meshkujt konsumojnë vazhdimisht spec djegës parandalojnë ndjeshëm kancerin e prostatës.

Lehtëson dhimbjet
Nje cilësi e njohur kohët e fundit e capsaicinës është ajo për trajtimin e dhimbjeve të osteoporozës. Speci djegës gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga diabeti neuropatik. Capsaicina pengon gjithashtu prodhimin e substancave P, njëneuropeptid që është transmetuesi kryesor i dhimbjes në tru. “Substanca P”mund të shkaktoje enjtjen e fijeve nervore, që mund të rezultojnë në dhimbje koke dhe simptoma të tjera.

Lufton inflamacionin
Capsaicina është një përbërës i fuqishëm antiinflamator. Ajo po shikohet si një trajtim i mundshëm per artritin dhe psoriazën.

Ndihmon në rënien nga pesha
Capsaicina është një përbërës termogjenik, qe do të thote se ajo nxit metabolizmin duke djegur në mënyrë natyrale kaloritë dhe dhjamin. Shumë suplemente për dobësim që shiten në treg (të cilat neve nuk ua rekomandojmë kurrsesi), përmbajnë capsaicinë.

Mbron zemrën
Ngrënia e vazhdueshme e specit djegës përmirëson shëndetin kardiovaskular, mbron zemrën, ul kolesterolin e keq dhe trigliceridet.

Përshpejton oksidimin e yndyrave
Hulumtimet e fundit kanë vërtetuar se sasi të mjaftueshme të capsaicinës mund të ndalojnë akumulimin e yndyrës ne mëlçi, duke rritur sasinë e shpërbërjes së lipideve dhe shndërrimin e tyre në energji.

Mbron qelizat nga dëmtimet
Nje copë spec djegës përmban sasi të madhe fitokimikatesh në formën e karotenoideve dhe flavonoideve, dy antioksidantë të fuqishëm që luftojne radikalet e lira, të cilat janë edhe shkaku kryesor i dëmtimit të qelizave.

Loading...