Ballina Bota LIVE/Tym e flakë te Parlamenti në Athinë, Maqedonia e Veriut “tërbon” grekët...

LIVE/Tym e flakë te Parlamenti në Athinë, Maqedonia e Veriut “tërbon” grekët (VIDEO)

Votimi i marrëveshjes së “Prespës” në Parlamentin maqedonas, që i hapi rrugën riemërimit të fqinjit tonë lindor ka ndezur gjakrat në Greqi, aty ku siç ishte paralajmëruar rreth orës 14:00 ka nisur një protestë masive kundër paktit Tsipras-Zaev për emrin “Maqedonia e Veriut”.

Teksa kryeministri helen pritet të hasë vështirësi në kalimin e marrëveshjes së Prespës në parlament, ku radha e kundërshtarëve është forcuar ndjeshëm, rreth 100 mijë grekë kanë mbushur sheshin “Sintagma”, duke bërë thirrje për rrëzimin e paktit.

Në protestën që është duke u zhvilluar jashtë Parlamentit grek ka pasur përplasje të ashpra me policinë, pasi qindra qytetarë tentuan të ngjiteshin në shkallët e godinës, në një tentativë të dështuar për të hyrë brenda saj. Policia përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit e dhunshëm.

Protestuesit kanë hedhur gjithashtu bojëra me ngjyra të ndryshme në drejtim të policisë.

Ndërkohë qindra flamuj gjigand janë shpalosur në shesh përveç atyre me përmasa të vogla që mbahen në duar nga thuajse të gjithë protestuesit. Përballë Parlamentit grek është vendosur edhe një banderolë gjigande, ku shkruhet “Maqedonia është Greqi”, ndërsa nuk mungon as flamuri i shpalosur nga esktremisit grek Konstandinos Kaçifas, që u vra nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

Organizatorët kishin pohuar se në shesh do të dilnin rreth 600 mijë grekë dhe se 3,000 autobusë do të udhëtonin nga Greqia veriore drejt Athinës, por policia se vetëm 300 kishin kaluar taksat përfundimtare drejt Athinës.

Ndërkohë, 60 autobusë të tjerë kanë ardhura nga pjesa e Peloponezit.

Ish kryeministri Antonis Samaras iu drejtua turmës, duke thënë se “ne po protestojmë për atë që është e drejtë”.

Samaras e ndërtoi karrierën e tij rreth çështjes së Maqedonisë, duke e larguar qeverinë në vitin 1992 dhe më pas në Partinë Demokracia e Re në vitin 1993, duke rrëzuar qeverinë konservatore me një qëndrim të ashpër mbi çështjen e emrit.

Ai u kthye në Demokracinë e Re në 2004, u bë udhëheqës i partisë në 2009 dhe ishte kryeministër nga 2012 deri në 2015.

@tn.lajmelokale
@tetovanews