Ballina Aktualitet Kosovë Lëvizja “ÇAPA TU ÇORO” në Irzniq të Kosovës/ Banorët kapin hajdutin dhe...

Lëvizja “ÇAPA TU ÇORO” në Irzniq të Kosovës/ Banorët kapin hajdutin dhe ia “dorëzojnë” policisë (VIDEO)

Një burrë kërkonte mëshirë pasi ishte kapur, gjatë tentimit për të kryer një vjedhje.

I gjithë rasti ndodhi të mërkurën mbrëma në shtëpinë e familjes Ferizaj në Kodrali të Deçanit, njofton Klan Kosova.

E zonja e shtëpisë, Fatimja rrëfen se po qëndronte me djem në dhomën e ndejës kur një person i panjohur ju hyri në shtëpi. E në të kishte hasur e reja e saj.

Ndonëse djemtë e Fatimes nuk arritën t’i kapin personat që u hynë në shtëpi, ishin banorët e një fshati fqinj ata që e bënë një gjë të tillë.

Kronikë nga Rilind Matoshi.

Kjo iniciativë ka pak ngjashmëri me një lëvizje shumë të popullarizuar në Peru të Amerikës Latine, po edhe në disa vende të tjera të këtij kontinenti.

E gjitha kjo lëvizje me emrin “Çapa tu çoro” (CHAPA TU CHORO – Kape hajdutin tënd) filloi kur qytetarët e një kuarti vendosën që më të mos e thërrisnin policinë dhe ua bënë me dije keqbërësve të mundshëm se vetë do të merren me ta nëse i kapin, kurse duke gjykuar nga sasia e publikimeve në internet, gjithnjë e më shumë peruanë po merrnin drejtësinë në duart e tyre, transmeton Tetova News.

Interneti u mbush me video-regjistrime dhe fotografi të vendosjes së drejtësisë kundër mashtruesëve, hajdutëve të xhepave dhe keqbërësve të tjerë të “vegjël”.

Dënimet për keqbërësit varionin nga zhveshja dhe rrahja me kamxhik e deri te detyrimi për të bërë detyra të rënda fizike dhe të hanin speca shumë djegës.

Vendosësit e drejtësisë në rrugë thonin se hakmarrjet publike janë mënyra më e mirë për parandalimin e veprimeve të tilla në të ardhshmen, sepse opinioni kishte humbur besimin te policia dhe shteti.

Trend i vendosjes së drejtësisë në rrugë filloi kur Sesilia Rodrigez nga Huansaja, ndihmoi fqinjët për të kapur vjedhësin.Rodriguez bashkë me bashkëfshatarët, duke pritur policinë, e mbajtën hajdutin dy orë, për ta marr vesh pastaj se ai u lirua 30 minuta pas arrestimit.

Edhe në Irzniq ndodhi “ÇAPA TU ÇORO”./ Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews