Ballina Bota Lamtumirë kartëmonedha 500 Euro

Lamtumirë kartëmonedha 500 Euro

Evropa i thotë lamtumirë kartëmonedhës prej 500 Euro. Nga 27 Janari, Bankat Qendrore të 17 vendeve të Eurozonës nuk do të nxjerrin më në qarkullim prerjen e madhe, pasi konsiderohet nga autoritetet evropiane një mjet pagese pak i sigurt, që favorizon edhe aktivitetet ilegale.

Aktualisht në treg janë 520 milionë kartëmonedha të tilla, që vlejnë rreth 260 miliardë Euro. Pra janë pak, por vlejnë shumë, duke qenë se zënë vetëm 2.4 % të kartëmonedhave që janë në përdorim.

Komunikimi zyrtar mbërriti nga Banka Qendrore Evropiane që saktësoi se tranzicioni do të jetë i qetë, për të përballuar sa më mirë problemet logjistike dhe për këtë arsye Austria dhe Gjermania do të vijojnë të prodhojnë prerjen prej 500 Euro deri në 26 Prill.

Ndërkohë që nuk do të ketë probleme për qytetarët që i kanë në portofol, pasi mund t’i thyejnë pranë bankave përkatëse dhe përdorimi i tyre nuk do të ketë limit kohor./Klan Plus

@tn.lajmelokale
@tetovanews