Ballina Aktualitet Lajme Lajm i mirë/ WizzAir me linja të reja nëpër Evropë, edhe çmime...

Lajm i mirë/ WizzAir me linja të reja nëpër Evropë, edhe çmime të lira

Tetë destinacione të reja fluturimesh me kompaninë “WizzAir” do të jenë të qasshme për qytetarët e Maqedonisë, nga aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit. Katër linja të reja do të vendosen nga Shkupi dhe po aq nga Ohri.

Hapja e tetë linjave të reja është mundësuar nga Qeveria e cila paraprakisht ka publikuar tender për linja ajrore me buxhet të ulët, ku e vetmja kompani e cila është paraqitur ka qenë “WizzAir”.

Nga aeroporti i Shkupit do të hapen dy linja për Gjermani edhe atë Baden dhe Bremen, pastaj nga Larnaka për në Qipro gjithashtu edhe pjesë e linjës do të jetë Finlanda, ndërsa nga Ohri do të fluturohet për në Suedi gjegjësisht Malmo, Milan në Itali dhe nga Memingeni për në Dortmund, Gjermani.

Nga “WizzAir” paralajmërojnë se nga marsi do të përgjithësohen linjat dhe biletat do të kushtojnë duke filluar nga 1.164 denarë apo 19.99 euro, ndërsa nga qershori do të përgjithësohen edhe linjat tjera nga Ohri dhe do të sillet edhe aeroplani i pestë.

Aeroplani i pestë shtesë që do të sillet në Maqedoni do të mundësojë shpeshtimin e fluturimeve duke filluar nga Geteborgu nga katër në pesë fluturime, në Hamburg nga dy në tre fluturime dhe drejt Kelnit nga tre në katër fluturime, gjithashtu në Maltë nga dy në tre fluturime javore. Drejt Bazelit do të fluturohet 3 herë në ditë theksoi Xhorxh Mihalopulos nga “WizzAir”, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews