Ballina Opinione KUSH E VRAU IDENË UDHËHEQËSE

KUSH E VRAU IDENË UDHËHEQËSE

Shpëtim Pollozhani

Çdo popull që nuk është i lirë e ka një Ide udhëheqëse. Kur kjo Ide Udhëheqëse shdërrohet në ndjenjë, atëherë populli i rrobëruar lufton për çlirmin e vetë.

Ne shiptarët matanë Karaormanit, Korabit dhe Sharrit e kishim një Ide Udhëheqëse, mirëpo, erdhëm partitë politike, dhe që nga fillimi i viteve ’90, asaj ideje pandërprerë janë duke i bërë atentat. Idenë nuk e kanë vrarë por, kuislingët tanë vazhdimisht janë duke i hapur plagë të reja dhe duke ndertuar nje shtet të huaj në trojet e veta. I ndërtojnë shtet një populli, me të cilin na ndan një humnerë e konstruktit antropologjik dhe psikologjik, kjo gjendje konstatohet me numrin e vogël të martesave të përziera, të cilat nuk janë as një në dhjetë mijë.

Zëvendësimi i idesë udhëheqëse-bashkimi kombëtar, me demagogjinë se shiptarët do të bashkohen në BE (nëper xhepat e serbëve, malaziasve dhe veriorëve) është ide vrastare për Idenë Udhëheqëse pasi, tatimet që i paguaj unë dhe ti, do të shkojnë në Shkup, nga i cili unë dhe ti do të marrim vetëm ca thërime dhe ca para për tu blerë bileta dhe valixhe fëmijeve tanë në rrugën e pakthimit.

Ideja Udhëheqëse jeton në shpirtrat e njirëzve atdhedashës. Shqiptarë janë një komb vital dhe e kanë vetëm një atdhe, i cili shtrihet deri aty ku shtrihet kombi.