Ballina Sport Kupës e Italisë, Juventus kalon në çerekfinale (VIDEO)

Kupës e Italisë, Juventus kalon në çerekfinale (VIDEO)

Juventus e nis në mënyrën më të mirë vitin 2019, duke siguruar kalimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë pas fitores së thjeshtë 2-0 në transfertën ndaj Bolognës.

Bardhezinjtë e nisën ndeshjen me gol duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me Bernardeschin pas një gabimi në dalje të portierit da Costa.

Në pjesën e dytë Moise Kean shënoi edhe golin e dytë, i cili është i dyti me fanellën e “Zonjë së Vjetër”, teksa si për rastësi edhe i pari është shënuar ndaj Bologns vitin e kaluar.

Në minutat e fundit të ndeshjes bardhezinjtë administruan mjaft mirë ndeshjen, ndërkohë që në fazën tjetër do të sfidojnë një mes Cagliarit ose Atalantës.

https://youtu.be/EDtMVM63-FI

https://youtu.be/MuWhR1crWz8

@tn.lajmelokale
@tetovanews