Ballina Top Lajm Krijohet ‘taksia fluturuese’, kryen me sukses testin e parë (VIDEO)

Krijohet ‘taksia fluturuese’, kryen me sukses testin e parë (VIDEO)

Flitej prej kohësh për këtë projekt, por më në fund u arrit të kijohet ‘taksia fluturuese’.

Boeing, bëri testin e parë me sukses në një aeroport në Manassas të Virxhinias.

Ai fluturoi në ajër për më pak se një minutë. Qëllimi ishte testimi i funksioneve autonome të mjetit elektrik dhe sistemet e kontrollit të tokës.

Boeing është projektuar që të transportojë pasagjerë në një distancë deri në 80 kilometra. Mjeti fluturues ka pjesë të helikopterit, dronit dhe aeroplanit.

Kompania, e cila prodhon aeroplanë ushtarakë dhe komercialë, do të vazhdojë testimin për të çuar përpara sigurinë e transportit ajror./G.Z

Ndiqni videon

@tn.lajmelokale
@tetovanews