Ballina Aktualitet Lajme Komunikacioni në vend, vazhdojnë ndalesat për disa rrugë

Komunikacioni në vend, vazhdojnë ndalesat për disa rrugë

Ndalesa për automjete të rënda transportuese për rrugën Strugë – vend kalimi kufitar Qafthanë është hequr që nga ora 7:45, njoftojnë nga LAMM.

Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda në trafik vazhdon për rrugët Mavrovë – Dibër, Gostivar – Kërçovë përmes rrugës malore në Strazhë.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në trasa të lagështa me mbetje të dëborës pas intervenimit të ekuipazhit të NP Rrugët e Maqedonisë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është në mesatare. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrjen dhe daljen nga shteti./ALSAT

@tn.lajmelokale
@tetovanews