Ballina Argëtim Kuriozitete Kobra “i tregon muskujt pitonit”, shokohen turistët (Video)

Kobra “i tregon muskujt pitonit”, shokohen turistët (Video)

Kobra ka vërtetuar se jo më kot është mbreti i gjarpërinjve. Një video që tregon dyluftimin mes gjarpërinjve, i ka shokuar të gjithë.

Kobra gjigand mposhti pitonin e fuqishëm dhe më pas e gëlltiti duke lënë të tronditur edhe turistët që gjendeshin aty. Video është filmuar në provincën Pgang Nga në Tajlandë.

“Shikoni sa i madh është. Sa me fat jemi”, dëgjohet duke folur në video një turist britanik.

Chachai Chamnikarn, udhërrëfyesi i turistëve, ishte gjithashtu i shokuar nga ajo që kishte parë.

“Gjithmonë kam eksploruar rreth kësaj zone. Kam parë gjarpërinj që hanë kafshë të vogla dhe të mëdha, por kurrë që të hanë llojin e tyre. Kam qenë me fat që kam parë diçka të tillë. E konsideroj një akt natyral që tregon luftën e kafshëve për të mbijetuar“, tha ai. /tvklan.al

https://youtu.be/P7TQBTaNei0

@tn.lajmelokale
@tetovanews