Ballina Lajme Kërcënojnë 8 deputetët e VMRO-DPMNE-së: Nëse pranohen kërkesat e Lëvizjes BESA ne...

Kërcënojnë 8 deputetët e VMRO-DPMNE-së: Nëse pranohen kërkesat e Lëvizjes BESA ne nuk votojmë

Tetë deputetët e opozitares VMRO-DPMNE të cilët votuan “për” në fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese janë kundër kërkesës së Lëvizjes BESA në lidhje me nënshtetësinë. Prej atje thonë se nuk duhet që të ndryshohet ajo që jemi marrë vesh me Greqinë, gjegjësisht se duhet që nënshtetësia të ngelet “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofton Portalb.mk.

Nëse pranohet kërkesa e Lëvizjes BESA, që të fshihet fjala “maqedonase”, tetë deputetët sipas të gjitha gjasave do të tërhiqen dhe nuk do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese.

“Nuk heqim dorë nga ajo që jemi marrë vesh me Greqinë, gjegjësisht nënshtetësia të jetë maqedonas/qytetar i Maqedonisë së Veriut. Ky është qëndrimi ynë i fundit. Ky është përfitimi më i madh dhe përforcim i identitetit. Me Greqinë jemi marrë vesh, tani e copëtojmë mes nesh”, thonë nga grupi i deputetëve në të cilin koordinatore është Elizabeta Kan[eska – Milevska.

Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se nënshtetësia do të ngelet ashtu si[ jemi marrë vesh me Greqinë. Megjithatë, seanca në të cilën në rend dite janë amendamentet është prolonguar për në ora 15:00, ndërkaq spekulimet janë se Bilall Kasami nuk tërhiqet nga kërkesat e tij.