Ballina Aktualitet Lajme Kekenovski dorëzon iniciativë në Gjykatën Kushtetuese: Nuk pajtohem me miratimin e Ligjit...

Kekenovski dorëzon iniciativë në Gjykatën Kushtetuese: Nuk pajtohem me miratimin e Ligjit të gjuhëve

Profesori maqedonas Jove Kekenovski, ka dorëzuar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas tij, qeveria në mënyrë kauboje miratoi ligjin dhe shkeli Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e punës së Kuvendit dhe kontestuese sipas tij, është pse ligji nuk i miratua me dy të tretat e votave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë miratimit të këtij ligjit, kryetari i Kuvendit si dhe shërbimet tjera kuvendare është dashur të kenë parasysh se që të miratohet ky ligj, ka qenë e nevojshme vota e dy të tretave të deputetëve”, tha Kekenovski.

Ai tha se me këtë ligj është dëmtuar sundimi i së drejtës dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të ketë parasysh se ligji nuk është nënshkruar nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

@tn.lajmelokale
@tetovanews