Ballina Aktualitet Lajme Kasami takohet me kryetarin e Forcës së Re Demoktatike në Ulqin, Nazif...

Kasami takohet me kryetarin e Forcës së Re Demoktatike në Ulqin, Nazif Cungu (VIDEO)

Në kuadër të takimeve të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe nënkryetarit Kastriot Rexhepi në Ulqin u takuan me kryetarin e Forcës së re Demokratike Nazif Cungu. Bashkëpunimi mes shqiptarëve është shumë i rëndësishëm dhe shkëmbimi i eksperiencave mes nesh. Ai theksoi se vlerëson rolin e shqiptarëve të Malit në pavarësimin e Malit të Zi. Sipas tij, shqiptarët e Malit të Zi janë faktor i rëndësishëm dhe ne do të bashkëpunojmë afër me ju pasi që jeni vëllezërit tanë.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në bregdetin e Malit të Zi e posaçërisht në Ulqin kanë një traditë pune dhe ju faleminderit për mikpritjen e vazhdueshme. Tani pasi Maqedonia e Veriut do bëhet anëtare e NATO-s për ne me rëndësi është eksperienca juaj. U dakordua për një bashkëpunim më inteziv konkret mes dy subjekteve politike. Shqiptarët janë faktor stabiliteti në Europën juglindore” tha në përfundim kryetari i Lëvizjes BESA Dr.Bilall Kasami.

https://youtu.be/gaM6aKVktQw

@tn.lajmelokale
@tetovanews