Ballina Top Lajm Kasami: Një falënderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se...

Kasami: Një falënderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se si mbrohet dinjiteti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë

Të nderuar anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes BESA

Të nderuar anëtarë të Kryesisë dhe kryetarë të degëve

Pas një periudhe shumë të vështirë negociatash për ndryshimet kushtetuese, sot përfundimisht mund të deklaroj se këtë proces e përmbyllëm ne sukses. Për her të parë një parti opozitare shqiptare arrinë një marrëveshje dinjitoze me qeverinë. Më lejoni që t`Ju falënderoj të gjithëve një nga një për përkrahjen e parezervë që na e dhatë në këto momente të rëndësishme për Lëvizjen BESA dhe shqiptarët në Maqedoni. Ju lutem që këtë mesazh falënderimi ta percillni deri te çdo anëtarë i Lëvizjes BESA.

Përgëzime për ekipin negociator për angazhimin dhe përkushtimin e pashoq për marrëveshjen e arritur.

Në fund, një falënderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se si mbrohet dinjiteti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë. Edhe përkundër një situate shumë të rëndë, me intervenime nga gjitha anët, qëndruan stoikë duke mbrojtur pa asnjë rezervë vendimin e partisë.

Me Ju jam i gatshëm të flijoj gjithçka për të vazhduar me dinjitet këtë rrugë të vështirë që jemi duke e bërë bashkë.

Na priftë e mbara!

Urime shqiptarë rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE -së!

I Juaji, Bilall Kasami

Loading...