Ballina Aktualitet Lajme Kasami – Basha porosi nga Tirana me shqiponjën dykrenare!

Kasami – Basha porosi nga Tirana me shqiponjën dykrenare!

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, po qendron për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka realizuar takim me kreun e opozitës në Shqipëri dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme dhe me theks të veçant për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni, ku javën që kaloj u votuan ndryshimet kushtetuese dhe në të cilin proces Lëvizja BESA, pati një rol vendimtarë me deputetët e saj.

Poashtu u diskutua edhe mbi shumë çështje thelbësore që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni, e në veçanti mbi inkuadrimin e saj në NATO dhe BE.

Këto takime me krerët e politikës Shqiptare, të kryetarit Kasami, vijnë menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, ku Lëvizja BESA, u angazhua dhe me kërkesat e saja, arriti që Shqiptarëve në Maqedoni në dokumentat personale të ju shkruhet edhe përkatësia etnike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews