Ballina Kronika Dy bullgare hajdute xhepash në Shkup, u vihen prangat nga uniformat...

Dy bullgare hajdute xhepash në Shkup, u vihen prangat nga uniformat blu

Policia u ka vënë prangat dy bullgareve të dyshuara për më shumë vjedhje të kryera në qendrën e Shkupit, informon MPB.

Bëhet fjalë për A.M.D. (32) dhe E.S.K. (28), të cilat u vunë pas hekurave dje rreth orës 11 e 30 në bulevardin Aradhat Partizane, transmeton Tetova News.

Bullgaret dyshohen për vjedhje sipas nenit 235 nga KP i Republikës së Maqedonisë, për çka do t`u shqiptohen padi penale. Për hetime të mëtutjeshme të dyja janë mbajtur në stacionin policor në Shkup.

@tn.lajmelokale
@tetovanews