Ballina Aktualitet Lajme Kandidati shqiptar për president, opozita nuk i beson BDI-së

Kandidati shqiptar për president, opozita nuk i beson BDI-së

Zhvillimet e fundit politike në Maqedoni lënë të kuptohet se ideja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI, për një kandidat të përbashkët, siç e quanin ata “konsensual” me partnerin më të madh të koalicionit qeveritar LSDM, ka dështuar. Duke ju referuar deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas mbledhjes së Kryesisë qendrore, po hapet edhe një debat tjetër për kandidatin “konsensual”, por kësaj here në “mejdanin” politik shqiptarë, shkruan gazeta KOHA.

“Opsionet janë të hapura, por BDI ka vendim që do të dalë me kandidatiin e saj, por edhe opsionet tjera janë të hapura. Do flasë, do komunikojë me partitë shqiptare për një kandidatë të mundshëm për president. Procesi vazhdon …”, ka deklaruar Ahmeti pas mbledhjes së Kryesisë së selisë “blu”.

Nga ana tjetër, partitë opozitare shqiptare – Aleanca për Shqiptarët (ASH) e Ziadin Selës dhe Lëvizja BESA e Bilall Kasamit në deklaratat e tyre për gazetën KOHA kanë vënë në dyshim idenë e Ahmetit për një kandidatë të përbashkët të partive shqiptare për president. Ato thonë se sa herë që BDI e sheh rrezikun nga humbja politike, shpëtimin e saj e kërkon te unifikimi i faktorit politik shqiptarë.

“E kuptojmë krizën e thellë politike të BDI-së, por nuk e lejojmë të marrë veten në emër të unifikimit të votës shqiptare për President, dhe atë forcë ta përdor për interesat e rehabilitimit politik, sidomos pas përbuzjes dhe nënçmimit që i bëri LSDM-ja për kandidatin presidencial.

Ky moment i një unifikimi forcash do të vinte në shprehje sikur BDI të ishte aktive në momentin e ndryshimeve kushtetuese kur ne po bënim përpjekje për avancimin e të drejtave të shqiptareve

@tn.lajmelokale
@tetovanews