Ballina Aktualitet Kultura Kadare feston 83 vjetorin, Meta: Me fat që kombi shqiptar ka një...

Kadare feston 83 vjetorin, Meta: Me fat që kombi shqiptar ka një kolos të tillë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar shkrimtarin Ismail Kadaren, për 83-vjetorin e lindjes.

Urimi i Metës:

Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes.
Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.
Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndritur!

@tn.lajmelokale
@tetovanews