Ballina Shëndeti Këshilla Ju vrasin këpucët? Mësoni si t’i zgjeroni (Video)

Ju vrasin këpucët? Mësoni si t’i zgjeroni (Video)

Keni shumë palë këpucë por nuk mund t’i vishni dot se ju rrinë të ngushta?

Nëse ekziston diçka që gratë nuk i rezistojnë dot janë pikërisht këpucët. Shpeshherë ‘’gënjeheni’’ nga imazhet shumëngjyrësh që shkëlqejnë në vitrina ose hyni në dyqan thjesht për të parë dhe përfundoni duke blerë këpucë edhe pa i provuar. Por, me siguri nuk e keni llogaritur ndjesinë e shtrëngimit të këpucëve tek gishtat dhe prerjen nga pas këmbës. Ka një zgjidhje për të gjitha njihuni me 5 truke si të zgjeroni këpucët që ju ngushtojnë dhe të mund t’i vishni lirisht.

1.Mbathni një palë çorape të trasha dhe mundohuni të vishni këpucët që ju shtrëngojnë. Me ndihmën e një tharëseje flokësh ngrohni për disa minuta zonën përreth këpucëve. Tashmë këpucët tuaja nuk ju shtrëngojnë si më parë. Nëse dështoni me provën e parë, mund ta provoni sërish.

2.Merrni dy qeska me zinxhirë dhe mbushini me ujë të ftohtë. Pasi të jeni kujdesur që qeskat nuk kullojnë vendosini brenda këpucëve ose sandaleve. Më pas futini në një qese dhe lërini në frigorifer për 3-4 orë, por edhe më shumë. Pasi t’i nxirrni nga frigoriferi, lërini 20 minuta dhe hiqni qeset e ngrira. Në fund fshijini me një peshqir të thatë. Do të habiteni me rezultatin.

3.Bashkoni në një shishëz në formë sprucatori ujë dhe alkool dhe tundini për disa minuta. Pasi të vishni me kujdes këpucët, spruconi të gjitha zonat rreth tyre me kujdes derisa të ndieni që nuk keni më dhimbje. Alkooli do të avullojë dhe këmbët nuk do t’ju vrasinë më.

4.Merrni disa gazeta të vjetra dhe bëjini shuk. Më pas lagini me ujë dhe shtyjini në gjithë hapësirën e këpucës. Pritni derisa të thahen dhe do të kuptoni që këpucët nuk ju ngushtojnë si më parë.

5.Me pataten mund të bëni shumë receta interesante, por edhe të ngushtoni këpucët. Merrni dy patate dhe qërojini. Më pas futeni brenda hapësirës së brendshme të këpucëve, çizmeve apo balerinave dhe pritni 30 minuta ose më shumë. Patatet zgjerojnë këpucët dhe zbusin materialin e lëkurës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews