Ballina Argëtim Ja si i uron Shaqiri ditëlindjen ish të dashurës Ilda Bejleri

Ja si i uron Shaqiri ditëlindjen ish të dashurës Ilda Bejleri

Xherdan Shaqiri është emri më i përfolur i momentit nga yjet shqiptare të futbollit. Superylli shqiptar i Liverpoolit po rrëmben vëmendjen me paraqitjet e tij në fushë, duke u treguar pjesë kyçe e suksesit të “Të Kuqve”.

Megjithatë, Xherdani nuk heziton që të godasë dhe të rrëmbejë vëmendje edhe jashtë fushave. Ai është mjaft aktiv në Instagram, aty ku Ilda Bejleri, prezantuesja e njohur shqiptare, postoi një foto të saj me tortën e ditëlindjes.

Ilda që duket mjaft seksi në foto ka marrë mijëra pëlqime dhe urime, por një që tërhoqi vëmendjen ishte pëlqimi i Xherdan Shaqirit, ish të dashurit të saj.

Mediet shqiptare kanë spekuluar për një romancë mes dyshes, të cilën ata nuk e mohuan asnjëherë.

Gjithçka filloi nga intervista në Milano. Dyshja më pas përfunduan në darkë romantike, me Ildën që vazhdoi qëndrimin në metropolin italian.

Kujtojmë se ishte Ilda Bejleri gazetarja e parë shqiptare që arriti të realizonte intervistë me djaloshin nga Zhegra e Gjilanit duke shkuar në qendrën stërvitore të Interit, Appiano Gentile.

Por, aty nuk përfundoi kontakti i tyre, pasi besohet se ata kanë qenë në shoqëri të afërt në Milano.

Xherdan Shaqiri, ashtu si edhe Ilda Bejleri janë ‘single’ për momentin, e ky “pëlqim” i futbollistit shqiptar mund të jetë një shenjë për një ribashkim të çiftit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews