Ballina Aktualitet Opinione Ja pse mund të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare me ato...

Ja pse mund të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare me ato presidenciale!

Nga Qenan Aliu

– Sepse LSDM më së shumti politikisht i konvenojnë zgjedhjet tani se sa më vonë. Ajo do të ketë frikë për më vonë për humbjen e rejtingut/besimit në popull për shkak rezultateve të ulta në ekonomi dhe për mungesën e mjaftueshme të sundimit të së drejtës ;

– Sepse një numër respektiv i anëtarëve të establishmentit partiak të LSDM amendojnë që të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare ;

– Sepse në aspektin finansiar kjo është racionale për buxhetin e vendit :

– Sepse BDI-në e kanë si pula në tra për ta aminizuar një kandidat të përbashkët ;

– Sepse definitivisht nuk do të rrezikojnë që VMRO-DPMNE të luaj me kartën e BOJKOTIT të zgjedhjeve presidenciale ( pa to parlamentare) me të cilën nuk do të arrihej CENSUSI, e që pastaj do të rënohej rejtingu akoma më shumë dhe sistemi juridik e politik do të ishte JO FUNKSIONAL . Dështimi eventual i presidencialeve do të kërkonte IMPERATIVISHT modelin e zgjedhjes së presidentit nga KUVENDI. Por për këtë do të duhej ndryshime kushtetuese ,procedurë e cila kërkon kohë më së paku 100 ditë ;

– Sepse në MAJ të këtij viti, do të zhvillohen edhe zgjedhjet e rregullta për në PARLAMENTIN EVROPIOAN, kështu që pas kësaj do të ketë NDRYSHIME RRËNJËSORE edhe në përbërjet e ORGANEVE TË BE-së, duke filluar nga Komisioni Evropian etj. ,

– Sepse gjasat janë reale që rratifikimi i Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit për në Nato të kalojnë këtë javë në parlamentin grek, në të kundërtën, dështimi eventual atje, politikisht do të thoshte edhe ,,rrëzim të qeverisë Zaev,, DHE

– Sepse reforma përmbajtësore nuk ka pasur edhe deri më tani dhe nuk do të ketë edhe sikur të mbahen vetëm zgjedhjet presidenciale, fokusimi ikën nga reformat dhe drejtohet ka interesi i zgjedhjeve !

@tn.lajmelokale
@tetovanews