Ballina Top Lajm Ja propozimet e ASH-së për Kodrën e Diellit (VIDEO)

Ja propozimet e ASH-së për Kodrën e Diellit (VIDEO)

Sot Aleanca për Shqiptarët do jap propozime konkrete drejtuar qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështjen e Kodrës së Diellit në Tetovë.

Aleanca për Shqiptarët dega në Tetovë dhe komisioni i ekonomisë së kësaj partie politike, propozojnë, marrim obligim dhe angazhim, tani në opozitë por dhe kur të marrim mandat qeverie, se punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për ekonomizimin dhe ristrukturimin e qendrës më të madhe në Ballkan të sportit dimëror dhe turizmit malor KODRA E DIELLIT në Tetovë. Nga konsultat dhe punën e komisionit të ekonomisë, degës së Tetovës, profesorëve universitar dhe profesionistëve të turizmit, ne do t’i propozojmë qeverisë ndërmarrjen e disa masave të menjëhershme, dhe atë si vijon:

1) Qeveria me vendim të saj t’ia merr të drejtën e menaxhimit ndërmarrjes ELEM, dhe kjo ndërmarrje të mos ketë të drejtën e pronësisë dhe menaxhimit në Kodrën e Diellit.

2) Qeveria të formojë një këshill drejtues, me këtë përbërje: 3 anëtarë nga qeveria, 3 anëtarë nga komuna e Tetovës, dhe 3 anëtarë ekspert të fushës së turizmit. Nga bordi drejtues të zgjidhet drejtori për menaxhimin e Kodrës së Diellit.

3) Qeveria të ndajë buxhet të menjëhershëm për funksionimin e këshillit drejtues dhe punonjësve aktual të cilët janë me vendim pune të rregullt.

4) Në marrjen e pasurisë dhe veprimtarive të Kodrës së Diellit t’iu jepet përparësi firmave dhe investitorëve nga Tetova dhe malësia e saj.

Me këto vendime dhe mekanizma veprimi, do të thyhet staus quo-ja aktuale, gjërat do të vihen në funksion, me çka do të mundësohej zhvillimi ekonomik i kësaj qendre. Në rast të mos interesimit dhe vazhdimit të kësaj gjendje me qendrën e Kodrës së Diellit, Ne, Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë, do të organizohemi me banorët e Malësisë së Sharrit dhe qytetarët e Tetovës për bllokimin e rrugës Tetovë – Kodër e Diellit kur do ta vizitojnë qeveritarët dhe deputetët e Republikës së Maqedonisë këtë qendër turistike.

Ju femnderit!!!

Aleanca për Shqiptarët
Dega Tetovë
Kryetar Altrim Mamuti Shumi

07.01.2019

@tn.lajmelokale
@tetovanews