Ballina Lajme Ja kur hyn në fuqi emri i ri Maqedonia e Veriut

Ja kur hyn në fuqi emri i ri Maqedonia e Veriut

Maqedonia do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut për rreth dy javë, kur sipas procedurës duhet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës. Parlamenti i Greqisë dje me 153 vota “për” e ratifikoi marrëveshjen historike me të cilën e jepet fund kontestit shumëvjeçar të emrit. Më parë, Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota “për” i miratoi katër amendamentet kushtetuese të parashikuara me Marrëveshjen e Prespës dhe pastaj me numrin e njëjtë të votave solli vendim për shpalljen e amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 me të cilat ata bëhen pjesë të Kushtetutës. Me këtë, emri i vendit Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të përgjithshëm, me gjuhën maqedonase të pranuar dhe nacionalitetin maqedonas.

Sipas procedurës, tani presidenti i Greqisë duhet ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare. Publikimi do të bëhet të hënën, më 28 janar, dhe me këtë do të bëhet Ligj zyrtar.

Pastaj Greqia duhet ta njoftojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar në Kuvendin e Greqisë, dhe më pas 29 përfaqësuesit të vendeve anëtare të NATO-s duhet ta nënshkruajnë Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa duhet të ratifikohet edhe në kuvendet e vendeve të tyre.

Protokollin për anëtarësimin në NATO duhet ta ratifikojë Parlamenti i Greqisë dhe pastaj Greqia të dërgojë shënim verbal në Maqedoni me të cilën do ta informojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për Protokollonin për NATO.
Pas marrjes së shënimit Maqedonia duhet të dërgojë shënim në Greqi dhe në Kombet e Bashkuara se Marrëveshja hyn në fuqi. Pastaj, Maqedonia me letër do t’i njoftojë Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare se vendi tani quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pas pranimit zyrtar të emrit pason hapja e ambasadave të të dy vendeve. Zyrat e deritanishme për lidhje me Shkupin dhe Athinën do të shndërrohen në ambasada.

Loading...