Ballina Aktualitet Kosovë Ish-luftëtarja e UÇK-së flet për ftesën e Gjykatës Speciale, thotë se mund...

Ish-luftëtarja e UÇK-së flet për ftesën e Gjykatës Speciale, thotë se mund të refuzojë atë (VIDEO)

Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci, ka folur për herë të parë në një paraqitje mediatike për ftesën që i erdhi nga Gjykata Speciale.

Rreci, e cila tashmë jeton në SHBA ka thënë për RTK-në se nuk ka ide se në çfarë cilësie është e ftuar nga Gjykata Speciale.

Ajo ka thënë se nëse është e thirrur si dëshmitare, varet nga vullneti i saj se a do të shkojë apo jo.

“Nuk kam ide në çfarë cilësie jam ftuar nga Gjykata Speciale. Nëse është në cilësinë e dëshmitarit varet nga vullneti im a do të pranojë a jo, nëse është në cilësnë e të dyshuarit është krejtë procedurë tjetër”, ka thënë ajo.

Rreci tutje ka thënë se me të marrë ftesën nuk ka bërë asnjë veprim tjetër përpos që është konsultuar me familjen, dhe se këtë e ka bërë publike edhe në Facebook.

“Unë do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Shteti amerikan nuk më ka ofruar kurrfar ndihme, por pak është faji im sepse nuk e kam lajmëruar asnjëherë dhe jam marrë personalisht me të”, ka thënë tutje ajo.

Ajo ka rrëfyer edhe për kohën e luftës, dhe zonën në të cilën ajo ka shërbyer.

“Fillimisht me babin tim jemi lajmëruar në Prekaz. Atë kohë nuk ka pasur femra në Drenicë dhe është marrë vendim të më dërgojnë përkohësisht në Kleçkë. Lufta e ka bërë të vetën dhe kam vazhduar të qëndrojë në Kleçkë”, ka rrëfyer ajo.

Rreci pas luftës ishte pjesëtare e Njësisë Speciale të Kosovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews