Ballina Aktualitet Shqipëri Ironia e Kryemadhit: Do ta dekretoja Cakajn dhe më pas…

Ironia e Kryemadhit: Do ta dekretoja Cakajn dhe më pas…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se do ta kishte dekretuar zotin Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm nëse do të kishte qenë ajo Presidente.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Rtv Ora News me drejtoren e Informacionit Beti Njnuma, Kryemadhi thotë se Metë iu dhimbs Rama për ta ekspozuar para opinionit publik, PS dhe faktorit ndërkombëtar.

“Po të kisha qenë në pozicionin e Ilir Metës, unë do ta kisha firmosur Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm dhe më pas ne do të shikonim se që nga kryeministri dhe gjithë qeveria e tij do të tërhiqeshin zvarrë jo vetëm nga opinioni publik por dhe shumë faktorë të tjerë qofshin ndërkombëtarë apo dhe vetë populli i Kosovës.

Mesa duket Presidenti iu dhimbs Kryeministri prandaj dhe bëri një veprim të tillë për të ruajtur sadopak institucionin dhe fytyrën e shtetit shqiptar. Do të shikoja sesi vetë PS do të reagonte dhe sesi vetë PS do të ishe ajo që do ta kishte kundërshtuar me votën e saj në parlamenti Ministrin e Jashtëm.

Derisa sot Kryesia e PS-së nuk e lejoi Ramën ta ripropozonte në një dekret të ri zotin Cakaj do të thotë se vetë PS e ka detyruar atë për të mos bërë një ripropozim të tij” – tha Kryemadhi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews