Ballina Bota Inxhinieri i Apple-it vjedh të dhënat për llogari të një kompanie kineze

Inxhinieri i Apple-it vjedh të dhënat për llogari të një kompanie kineze

Një inxhinier i Apple akuzohet se ka vjedhur të dhëna në lidhje me një makinë autonome, për llogari të një kompanie kineze.

Ky është rasti i dytë i kësaj natyre, pas atij të zbuluar në korrik, kur një tjetër punonjës i Apple-it u akuzua për vjedhje informaconi lidhur me një projekt të ngjashëm.

Lajmin e bën të ditur Bloomberg.

Rasti më i fundit ka të bëjë me Jizhong Chen, i punësuar në Apple në vitin 2018, i cili akuzohet se ka bërë foto dhe ka marrë mbi 2000 dosje elektronike që kanë të bëjnë me projektin në fjalë.

Vizitën e tij në Kinë pas marrjes së materialeve, ai e ka justifikuar me pretendimin se po shkonte të vizitonte të atin, i cili ishte i sëmurë në spital. (TemA TV)

Loading...