Ballina Shëndeti HIV/AIDS, mbetet ende luftë e gjatë në Europë

HIV/AIDS, mbetet ende luftë e gjatë në Europë

Një raport i përbashkët i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) ngre alarmin për numrin e madh të të diagnostikuarve me HIV/AIDS në Europë.

“Me rreth 160 000 njerëz të diagnostikuar me HIV, viti 2017 shënoi një tjetër vit alarmues përsa i përket përhapjes së virusit HIV në rajonin europian”, thuhet në raport.

“Trendi rritës në tërësi nuk është aq i shpejtë sa më parë”, konstaton raporti. Por, megjithatë, në këtë aspekt nuk ka vend për entuziazëm. Ka disa opinione sipas të cilave, mbështetja politike po humbet për shkak të retorikës triumfuese.

Ka pasur njëfarë frike, se disa nga mesazhet e lëshuara për virusin HIV po interpetoheshin në mënyrë të gabuar, ndërsa beteja me sëmundjen po fitohej. Një vështrim më nga afër konfirmon se raporti në fjalë nuk lë vend për optimizëm të tepruar.

Raporti thekson se më shumë se gjysma e të diagnostikuarve me HIV në 2017-n në Europë, e kishin sëmundjen në stad të avancuar, shenjë kjo se ka shumë për të bërë në kapërcimin e barrierave.

Ka variacion edhe mes atyre qqë janë diagnostikuar në stad të avancuar: numri më i lartë i përket rajonit lindor (57%).

Megjithatë edhe Europa perëndimore është e vonuar në diagnostikimin e 49% të të sëmurëve.

Panorama ndryshon edhe në nivel kombëtar. Në BE dhe Zonën Ekonomike Europiane, disa vende (Austria, Belgjika, Danimarka, Estonia, Holanda, Norvegjia, Spanja, dhe Britania) janë raportuar rënie të numrit të diagnostikimeve të reja, ndërsa shifrat kanë shënuar rritje në vende si Bullgaria, Qipro, Çekia Hungaria, Lituania, Malta dhe Polonia).

Por kur analiza zgjerohet në të gjithë zonën që mbulon OBSh-ja, panorama bëhet akoma më interesante: Rusia dhe Ukraina kanë peshën më të madhe në rajon, me 75% të rasteve në total.

Pra, vlerat negative “mbysin” ato pozitive.

“Duke vlerësuar rastet e reja të të infektuarve, aktualisht në pikun historik, është e nevojshme një rënie me 78% deri në 2020, në mënyrë që të arrihet objektivi i përcaktuar”, thuhet në konkluzionet e raportit.

Duke parë domosdoshmërinë për progres në luftën kundër HIV-it, mund të thuhet se është koha për iniciativa të reja.

Një prej tyre është ajo e OBSH-së dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që ka të bëjë me vetëtestimin në vendin e punës. Qëllimi është t’u jepen mundësitë e testimit grupeve që nuk kanë akses si: punëtorët sezonalë apo emigrantët.

Rreth 1/4 e atyre që jetojnë me virusin HIV nuk e dinë që e kanë. Shumica e tyre janë meshkuj, që për arsye të ndryshme, ka më pak gjasa të testohen. Pasi ata njihen me statusin e tyre shëndetësor, fillon përpjekja për ta mbajtur nën kontroll infeksionin.

Në raport thuhet se Europa ka programe të kufizuara ose nuk ka aspak të tilla për testimin, vetëtestimin apo paraljmërimin vullnetarisht të partnerëve seksualë lidhur me sëmundjen.

Megjithatë, një strategji më radikale si p.sh. vaksina, mund të vendoste balancën. Në një artikull në “The Lancet Infectious Diseases”, Joris Hemelaar së bashku me një grup mjekësh përgatisin terrenin për zhvillimin e një vaksine.

Përmes një analize, ata japin një panoramë të shpërndajes globale dhe rajonale të nëntipeve të virusit HIV-1 dhe kombinacioneve të tij. Ky i informacion mund të përshpejtojë përgatitjen e një vaksine që shënjestron format më të zakonshme të virusit.

Voti 2018 shënoi më 1 dhjetor Ditën e 30-të Botërore kundër AIDS-it. Në 30 vite ka pasur shumë suksese. Pavarësisht, ose ndoshta edhe për shkak, të progresit të bërë, ka rrezik të vetëkënaqemi me atë që kemi arritur në luftën kundër virusit HIV dhe të zbehim politikat mbështetëse në këtë luftë.

Burimi: The Lancet

Përktheu: Gazmira Sokoli-TemA TV

@tn.lajmelokale
@tetovanews