Ballina Argëtim Showbiz Historia e dhimbshme/ Flori tregon si e humbi dëgjimin në njërin vesh

Historia e dhimbshme/ Flori tregon si e humbi dëgjimin në njërin vesh

I ftuar në “Shiko kush luan” ishte edhe këngëtari i dashur për publikun dhe fituesi i “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi. Ai gjatë emisionit ka treguar për herë të parë si e humbi dëgjimin në njërin vesh.

Flori ka treguar se e ka humbur dëgjimin pasi i vogël dëgjonte muzikë me boks dhe jo me kufje.

“Kur kam qenë rreth 13 vjeç. Nuk kisha mundësi për kufje dhe dëgjoja muzikë me boks. Nga kjo humba dëgjimin në njërin vesh rreth 60 %, por tani është duke u rikuperuar dhe ka arritur në 70 %. Vazhdon të jetë në progres”, u shpreh Flori.

Këngëtari ka edhe një tatuazh pas veshit me një simbol audio duke treguar se dashuria e tij më e madhe është muzika, pavarësisht problemit që i ka sjellë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews