Ballina Kultura Histori shqiptare: Nga punëtor krahu, në operën mbretërore suedeze

Histori shqiptare: Nga punëtor krahu, në operën mbretërore suedeze

Andrea Nastoni, një muzikant i talentuar, shkoi në Greqi në moshën 18-vjeçare për një jetë më të mirë. Sot ai është bërë personazh në median greke, për faktin që më në fund fati i buzëqeshi.

Kur mbërriti në Greqi nuk e kishte përfunduar shkollën e muzikës për kanto, ndaj vijoi studimet dhe u diplomua në Athinë në konservatorin e muzikës. Por, ndërkohë i është dashur të punojë shumë. Ka punuar në dy-tre punë, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Që nga transporti, kamerieri, kopshtari, shitës karburanti (disa prej tyre në të njëjtën kohë)… Por, dashuria e tij e madhe ishte, është dhe do të jetë muzika. Dhe, Andrea është shembulli që vërteton se kur je i pasionuar për diçka, nuk e njeh as lodhjen, as sakrificën.

Sot 46-vjeçar, baba i një vajze, tregon se flinte vetëm dy ose tre orë në ditë. Kur kthehej në shtëpi natën vonë, qëndronte zgjuar dhe studionte. Kur punonte si kamerier, ndonjëherë merrte mikrofonin dhe këndonte duke emocionuar klientët e restorantit.

Grekët thonë se “talenti dhe kollitja nuk mund të fshihen”. Kështu, 46-vjeçari filloi të bëhej i njohur. Duke punuar gjithmonë disa orë në ditë, ai filloi të shikonte jashtë vendit për mundësinë e tij të madhe.

“Vitet kalojnë dhe nuk kam kohë për të pritur mundësinë”, tha ai dhe iku.

Pas një provimi shumë kërkues, ai arriti të fitojë vendin e tij në Stokholm, si tenor i Shtëpisë së Operës Mbretërore.

“Askush nuk e di ku të çon fati, ndaj provoni. Unë do të këmbëngul deri sa të vdes, sepse besoj se kur këmbëngul, në një moment do të ndodhë ajo që dëshiron”, thotë ai. (BalkanWeb)

VIDEO bonus:
Loading...