Ballina Aktualitet Lajme Hiqet ndalesa për qarkullimin e kamionëve në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Hiqet ndalesa për qarkullimin e kamionëve në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër dhe Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews