Ballina Bota Hetimi i FBI, Trump punon për interes të Rusisë?

Hetimi i FBI, Trump punon për interes të Rusisë?

Vetëm pak ditë pasi Donald Trump shkarkoi ish-shefin e FBI-së James Comey, Byroja Federale nisi hetimet ndaj Presidentit, nëse ky i fundit po punonte në interes të Rusisë.

Duke cituar zyrtarë të lartë, New York Times shkruan se hetimi ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë ishte përqëndruar në lidhjet e mundshme të tij që mund të çonin në cënimin e sigurisë kombëtare, nëse Trump kishte rënë padashje nën influencën e Moskës dhe kishte tentuar të pengonte drejtësinë amerikane.

Akuzat e NYT ndaj Presidentit janë dënuar fort nga Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësja Sarah Sanders e quajti absurd lajmin duke thënë se James Comey u shkarkua për shkak se ishte i anshëm.

Në dëshminë e tij përpara Kongresit, ish-shefi i FBI-së deklaroi se Trump i kishte kërkuar t’i jepte fund hetimit asokohe për këshilltarin e sigurisë, Michael Flynn. Ky i fundit u shpall më pas fajtor për dëshmi të rreme, sa i përket kontakteve me ambasadorin rus në Washington.

Presidenti Trump i ka mohuar vazhdimisht lidhjet me Moskën dhe hetimin “Russiagate”. Të udhëhequr tashmë nga prokurori special Robert Mueller, e ka quajtur një “gjueti shtrigash”./Tv Klan

@tn.lajmelokale
@tetovanews