Ballina Bota Helikopteri përplaset me avionin në Itali (VIDEO)

Helikopteri përplaset me avionin në Itali (VIDEO)

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur të premten në alpet italiane, ku një helikopter që transportonte skiatorë u përplas me një avion të vogël turistësh.

Agjencia e lajmeve “ANSA” tha se aksidenti ajror kishte ndodhur në rajonin e Val d’Aostas në veri të Italisë. Zyrtarët italianë thanë se përplasja kishte ndodhur në një lartësi prej 3 000 metrash pasdreken e së premtes.

Dinamika e aksidentit mbetet ende e paqartë, ndërkohë që identitetet dhe nacionaliteti i viktimave nuk janë publikuar ende. /tvklan.al

Loading...