Ballina Showbiz “Hajde shqipe”, 4 yje shqiptare bashkë për hitin “kuqezi” që do…

“Hajde shqipe”, 4 yje shqiptare bashkë për hitin “kuqezi” që do…

Shpesh mediat rozë kanë shkruar për marrëdhënie të tensionuara mes tyre, kryesisht për rapoortin mes Dua Lipas dhe Rita Orës që nuk ka qenë asnjëherë miqësor sa duhet për dy vajza kuqezi.

Ndërkohë një tjetër marrëdhënie Rita e ka ndërtuar me Bebe Rexhën, me të cilën kanë shkëmbyer puthje “hot” në buzë në shenjë miqësie gjatë mbrëmjeve gala të muzikës botërore, ku kanë prezantuar hitet e fundit.

Por, sot është bërë thirrja e parë për bashkimin e 3 zërave të tyre të mrekullueshëm dhe të shqiptares tjetër Ava Max, në një hit të vetëm për të “shkundur nga themelet” botën e muzikës.

Ishte Bebe Rexha ajo që nëpërmjet një postimi në Tëitter ku kishte bërë tag tre artistet e tjera kërkoi bashkëpunimin mes tyre, dhe menjëherë ka marrë dy konfirmime.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max”, shkroi Bebe të hënën në postimin që e shoqëronte me flamurin kuqezi, dhe e para që iu përgjigj ishte ylli i ri i muzikës, Ava Max.

Këngëtarja e hitit “Sweet But Psycho”, pritet që të ndjekë hapat e kolegeve tjera shqiptare në industrinë muzikore dhe është shfaqur mjaft entuziaste në reagimin e saj.

“Version i ri i Lady Marmalade”, i është përgjigjur Ava-Bebes, duke treguar hitin që mund t’i shkrijë në një vokalet e tyre.

Më pas ka reaguar edhe Dua Lipa, duke shkruar: “Hajde shqipe”!

Postimi i 23-vjeçarjes që shoqërohet me simbole të shqiponjës me duar dhe një zemër, është konfirmim për këtë bashkëpunim, ndërkohë që pritet edhe reagimi i Rita Orës për të vulosur “hitin” shqiptar.

Duke ditur se Rita nuk flet me Duan, pritet me kureshtje vendimi i 28-vjeçares.

LAJMET MË TË REJA
Loading...