Ballina Aktualitet Kosovë “Goditje në zemër”, ja sa miliona humbi Serbia nga taksa e Kosovës

“Goditje në zemër”, ja sa miliona humbi Serbia nga taksa e Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiç ka folur së fundmi për efektin negativ që pati taksa 100% e vendosur nga qeveria kosovare ndaj mallrave serbe, në ekonomninë e vendit të tij.

Ai tha se dëmet aktuale në ekonominë serbe janë rreth 66.2 milionë euro, por nëse Prishtina së shpejti nuk heq taksën, dëmet do të shumëfishohen.

Si saktësoi ai nga importi i përgjithshëm nga vendet e CEFTA-së, Serbia në Kosovë ka marr pjesë me 60%, ndërkohë tani është rritur importi nga Sllovenia për 123%, Greqia 114%, Shqipëria 60% dhe Maqedonia 40%.

“Serbia në dhjetor të 2017 ka marrë pjesë me 15,7% ndërsa në dhjetor 2018 vetëm me 1,7% në importet e Kosovës”, deklaroi Ljajiç.

Ljajiç shprehu hapur frikën se “lojtarët tjerë” do të marrin tregun e Kosovës, të cilin deri para vendimit të qeverisë Haradinaj, e kishte Serbia.

“Nëse sot do të hiqej taksa, një pjesë e prodhuesve do të kthehej në Serbi, por nëse ajo zgjat, kjo nuk do të ketë efekt sepse lojtarët tjerë do të marrin atë hapësirë dhe dëmet do të jenë shumëfish më të mëdha“, ka thënë Ljajiç.

@tn.lajmelokale
@tetovanews